FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Modeli i njohur shqiptar, Oni Pustina, i bashkohet LSI

Jemi mësuar ta shohim në shumë role, si model në pasarela, si lajmëtari i Maria de Filippit në C`e posta për të apo në gara kërcimi. Por sot ai ka nisur një tjetër rrugë. Oni Pustina modeli i njohur shqiptar, ka trokitur sot me biçikletën e tij në derën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Me ftesë të kryetarit të ri Petrit Vasili, Pustina është anëtarësuar sot në radhët e LSI. Vasili njihet për mënyrat e tij origjinale në drejtimin e instiucioneve që i besohen, por këtë herë në krye të LSI, Petrit Vasili ka zgjedhur të afrojë në parti personat, që deri më tani i kanë ndenjur larg politikës.

Pustina do të pasohet së shpejti me të tjerë emra, jo pak të njohur për publikun. Por ai ishte i pari i listës, dhe jo rastësisht. Italia është pika e tyre e lidhjes. Oni Pustina ka jetuar dhe ka bërë karrierë në shtetin fqinj, ndërsa Vasili ka studiuar për mjekësi atje dhe në fund të viteve `90, kur të tjerët iknin nga Shqipëria ai u kthye.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund t`ju duket e çuditshme që emri i Petrit Vasilit të lidhet me ndonjë fjalë tjetër përveç mjekut dhe politikanit, por pasioni i Vasilit ashtu si edhe i prindërve të tij është letërsia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?