FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mogherini: Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Ballkanin

“Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste është dhënë porosia e qartë se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Ballkanin dhe se duhet vazhduar rrugën drejt Evropës së bashkuar”.

Kështu thotë shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, përmes një shkrimi në blogun e saj.

Ajo shkruan se gjatë samitit është punuar edhe në disa projekte praktike për bashkëpunimin rajonal, avancimin e transportit dhe rritjen e shkëmbimeve në Ballkan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mogherini thekson se samiti i Triestes ishte edhe një rast për “bisedime të gjata” me presidentin francez Emmanuel Macron për Ballkanin, Afrikën, situatën në Gjirin Persik dhe mbrojtjen evropiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?