FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mogherini – Hahn: Ju përgëzojmë për arritjen e marrëveshjes

Shefja e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe Komisionieri për Zgjerimin në KE, Johannes Hahn, kanë përgëzuar partitë politike në Shqipëri për arritjen e marrëveshjes mbi zgjedhjet parlamentare.

Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp, zyrtarët e BE shprehen se klasa politike tregoi pjekuri demokratike.

“Përgëzojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, që do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë u janë përgjigjur pritshmërive të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike”, lexohet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mogherini dhe Hahn kërkojnë implementimin sa më parë të marrëveshjes për garantimin e standardeve zgjedhore. Njëkohësisht zyrtarët e BE nënvizojnë edhe rëndësinë e ngritjes së organeve të vettingut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky ishte një hap i parë thelbësor. Tani, kjo marrëveshje duhet të implementohet për të përgatitur zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Duke qenë se vota në Parlament për ngritjen e organeve të vetting-ut është pjesë e marrëveshjes, ne përsërisim rëndësinë e një implementimi solid dhe të besueshëm të procesit të vetting-ut, që është kyç për progresin drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe aspiratat legjitime të popullit të saj për një të ardhme më të mirë” përfundon deklarata.

Në një deklaratë të përbashkët në Twitter, ata shkruajnë:”Ne përgëzojmë partitë politike në Shqpëri për marrëveshjen e arritur.”

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?