Moisiu: Rama nuk respektoi protokollin e NATO-s

Ish Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Alfred Moisiu kritikon Kryeministrin Edi Rama për mos respektim të protokollit ushtarak gjatë samitit të NATO-s në Tiranë.

Në intervistën për “Channel one” ish Presidenti deklaron se kjo taktikë e përdorur nga qeveria dëmton imazhin e Forcave të Armatosura.

Alfred Moisiu: Shefi i Shtabit të Ushtrisë shqiptare nuk u duk fare. Dukej vetëm kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë e kuptoj kontrollin politik mbi forcat e armatosura, por jo të arrijë deri aty sa të sfumohet figura kreyesore e shefit të shtabit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë mendoj se edhe kryeministri dhe Ministria e Mbrojtjes duhet të bëjnë kujdes. Duhen ndarë detyrat, çfarë do të thotë kontroll civil dhe çfarë do të thotë drejtim ushtarak.

Ish Presidenti i Republikës vlerëson anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe kërkon që Aleanca të shpejtojë procedurat për anëtarësim edhe të vendeve të tjera për të forcuar sigurinë në Ballkan.

 Alfred Moisiu: Anëtarësimi në NATO dhe i Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe i Bosnjes është një përforcim i mëtejshëm i sigurisë rajonale. Lidhur me buxhetin e ulët që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të Forcave të Armatosura, ish-Presidenti shprehet se, këtë problem nuk e vuan vetëm Shqipëria, por thekson, se vendi ynë duhet të arrijë standardet e duhura të një vendi anëtar të NATO-s.

Ish Komandati i Forcave të Armatosura të Shqipërisë komenton edhe vendimin e NATO-s për të mbajtur në Tiranë samitin e Komitetit ushtarak.

Alfred Moisiu: Përzgjedhja e Shqipërisë për të realizuar këtë samit, tregon një vlerësim të shtetit dhe demokracisë shqiptare, që tregon se ne jemi vërtëte pjesë që siogurojmë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Komiteti Ushtarak i Natos u mblodh në Tiranë në një samit dy ditor për të përcaktuar strategjitë e sigurisë dhe për të zdhedhur drejtuesit e ardhshëm të kësaaj strukture. Në 2018 Komiteti ushtarak i NATO-s do të drejtohet nga Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?