Monika Kryemadhi: Djegia e mandatëve është lojë e Ramës

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së, tha se sfida e qeverisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është reforma në drejtësi.

Kryemadhi theksoi se një nga arsyet e hapjes së negociatave është dialogu politik.

“Ne do t’ia japim shansin deri në qershor, për hapjen e negociatave, por ka një betejë shumë të madhe për reformën në drejtësi. Qëndrimi ynë si LSI ka qenë i qartë, negociatat duhet të hapen menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Na është premtuar nga SHBA dhe BE se hapja e negociatave do bëhet pas reformës në drejtësi”, tha Kryemadhi në studion e Report Tv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse mbështet LSI propozimin për djegien e mandateve të deputetëve, Kryemadhi tha se kjo është lojë e Edi Ramës.

“Djegia e mandateve është lojë e Ramës, atij i intereson. Unë e shoh, se nxitja, djegia e mandateve është lojë e Ramës. Një nga arsyet e hapjes së negociatave është dialogu poliik, djegia e mandateve bën të pamundur hapjen e dialogut politik”, tha ajo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?