FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Monika Kryemadhi e nis mëngjezin me një foto të veçantë

Zëvendës kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një nga puthjet më të shtrenjta për të.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto në të cilën shfaqet duke u përshëndetur me vajzën e saj Erën, për të cilën thotë se është burim drite, energjie dhe dashurie për të përballuar edhe ditët e mira por edhe ato të vështira.

“Mirëmëngjes. Sot do të jem në Gramsh, si çdo ditë, në takime intensive në qarkun e Elbasanit. Ka nga ata që mendojnë se është e lodhshme për një grua, bashkëshorte dhe nënë të jetë të gjitha bashkë në harkun e 24 orëve… po si mendoni?  A ka burim më të madh energjie se përqafimi i Erës para se të niset në shkollë? Ajo më mbush me dritë dhe dashuri për të përballuar ditë të mira dhe të vështira. Dhe për këtë fëmijët meritojnë me të mirën. Sëbashku do punojmë dhe perpiqemi për të rritur sa më mirë fëmijët tanë, të shëndetshëm dhe të shkolluar,”-përfundon postimi i Kryemadhit në rrjete sociale. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç Erës, Monika Kryemadhi dhe  Presidenti i zgjedhur Ilir Meta kanë edhe dy fëmijë të tjerë më të mëdhenj Borën dhe Besarin

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?