FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Monika Kryemadhi, Erion Velisë: Je mësuar me Metën, ti. Nuk ka më kompromise!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha pak ditë më parë në një studio televizive se Ilir Meta e mban fjalën, ndërsa Kryemadhi jo.

Në studion e Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ të Denis Mingës, Kryemadhi i ka kthyer përgjigje Veliajt, duke thënë prerë që nuk është si Meta dhe se nuk do të ketë më marrëveshje politike.

“Nuk jam si Ilir Meta. Veliaj dhe Rama janë mësuar me Metën duke u ulur në tryeza dhe bërë kompromise. Unë e them që iku koha e kompromiseve, nuk do të ketë më marrëveshje politike”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?