Monika Kryemadhi: Kanë mbetur pak ditë nga fitorja. Haki droga, i tmerruar nga mitingu i LSI
Kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ndërsa tonet dhe akuzat mes palëve sa vjen e ashpërsohen. Zv.kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi publikon një video përmbledhëse me momentet më kulminate të mitingut të LSI ndërsa akuzon policinë e shtetit se ka nisur të godasë militantët dhe drejtuesit e LSI-së. Kryemadhi siguron se LSI do dalë forcë e parë ndërsa thotë se e gjithë përgjigja do vijë pas 9 ditësh.
Postimi i Kryemadhit në Facebook:
Kanë mbetur edhe 9 ditë nga fitorja e uraganit, frika e falangave të krimit në policinë e shtetit ka nisur të godasë militantët dhe drejtuesit e LSI. Çdo tentativë për të na frikesuar është e kotë, sikundër edhe njëherë i them Haki Drogës se është mirë të ndalojë kriminelët që lëvizin me makina policie dhe jo të dhunojë ata që rregullojnë muret e shtëpive të tyre. Të arrestojë të kërkuarit nga interpoli dhe jo të keqtrajtojë mbështetësit e LSI. Të arrestojë hajdutët e bankave, paratë e të cilave po i perdorin për fushatë, të fusë në burg trafikantët e kanabisit dhe krerët e policisë të përfshirë në këtë trafik. Por Haki Droga nuk e bën këtë, sepse i tmerruar nga mitingu i LSI, po përdor çdo mënyrë e çdo mjet për të goditur Forcën e Parë të zgjedhjeve të 25 qershorit. Duke harruar që e ka të kotë, sepse përballë të rinjve çdo intrigë apo sulm është vetëm një përpjekje qesharake dhe e dështuar. Sepse të rinjte e Shqipërisë besojnë te LSI, tek alternativa e saj dhe askush, sado kriminelë apo para të pisët të ketë grumbulluar nuk mund të përballet me forcën e tyre. Ndaj sot me shumë se kurrë uragani i fitores është në kulmin e tij i pashqetësuar nga cingërrimat e Haki Drogës dhe falangave të tij që do të marrin përgjigjen që meritojnë vetëm pas 9 ditësh. #ForcaLsi #UraganiiFitores #NukNdalemi #Voto”, shkruan Kryemadhi.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1298258363620236/
KOHA JONË SONDAZH

