Monika Kryemadhi: Nuk u trembemi falangave të pushtetit policor

Nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një postim në Facebook shkruan se të rinjtë nuk i frikëson dot askush. Ajo shprehet se mitingu madhështor që LSI do të mbajë në Tiranë më 15 qershor do të tregojë mbështetjen e madhe të kësaj alternative nga shqiptarët.

Ndërkohë që shton se LSI ka “besimin e të rinjve, të atyre që do ta çojnë përpara këtë vend dhe që nuk i frikeson dot askush, as falangat e pushtetit policor, që drejtohen nga Haki Çako, por dhe as nga shefat e tij, të PS ose PD qofshin”.

Postimi i plotë i Kryemadhit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam e bindur se do të jetë dita e mitingut më madhështor me mijëra të rinj, që besojnë te ne dhe tek alternativa jonë.☝??Jam e sigurt se shumë prej tyre do të jenë votues për herë të parë dhe kjo na bën të ndihemi më krenarë se kurrë. ????????Sepse kemi besimin e të rinjve, të atyre që do ta çojnë përpara këtë vend dhe që nuk i frikeson dot askush, as falangat e pushtetit policor, që drejtohen nga Haki Çako, por dhe as nga shefat e tij, të PS ose PD qofshin.??Ndaj edhe njeherë ju ftoj të gjithëve të na bashkoheni në këtë festë të madhe, në ditën që do të shënojë ndryshimin e Shqipërisë dhe fitoren e alternativës tonë.???☝?☝?☝????????????????????”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?