Monika Kryemadhi: Riorganizimi i LSI nis nga gratë dhe vajzat

Pasditen e sotme, Kryesia e Lëvizjes së Gruas për Integrim (LGI) ka zhvilluar mbledhjen e radhës për të diskutuar mbi rioganzimin e këtij forumi të LSI.

Pas takimit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron riorganizimi i këtij forumi synon fuqizimin e rolit të gruas në gjithë shoqërinë.

“Riorganizimi ynë do të filloj nga gratë dhe vajzat, në çdo qelizë të vendit për t’i dhënë LSI-së një forum të fortë, që do të jetë edhe baza e gjithë çështjeve që grupi parlamentar do të ngrejë për kauzën e të drejtës së gruas në të gjithë spektrin e saj”- tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo shtoi se mbrojta e të drejtës së grave “është e vetmja mënyrë që shoqëria jonë të jetë e integruar, e emancipuar dhe të tregoj standard dhe cilësi në përballjen me të gjithë sfidat që po përjeton shoqëria jonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetarja e LSI-së deklaroi se javën e ardhshme do të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LGI-së. “Javën e ardhshme do të mbledhim Komitetin Drejtues Kombëtar të LGI-së, për të shpalosur aksionin tonë politik në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas”,- tha Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?