FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Monika Kryemadhi: Tani ‘loja’ bëhet më e bukur, motorët e LSI janë ndezur

Nënkryetrja e LSI-së Monika Kryemadhi e sheh ‘lojën’ më të bukur pas marrëveshjes Rama-Basha dhe krijimit të një qeverie teknike.

Ndryshe nga kreu i LSI Petrit Vasili që shprehu rezerva për shkak të ndalimit të koalicioneve, duke iu referuar zgjedhjeve dhe fushatës elektorale, Kryemadhi thotë se tani që të gjithë lojtarët janë në fushë, legjitimiteti i zgjedhjeve do të ravijëzojë LSI-në forcë të parë. Ajo thekson se tashmë motorët janë ndezur.

“Mirëmëngjes miq! ☀️
Sot Shqipëria është më e qetë! ??
Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqenie. Motorët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t’iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël.??”, shkruan Kryemadhi

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryemadhi fb

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?