FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Monitorimi i financave të partive – KQZ ngre grupin e punës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të enjten ngritjen e një grupi pune për monitorimin e financave të partive politike për fushatën zgjedhore, bazuar në ndryshimet e fundit në ligjin “Për partitë politike”, të miratuara më 22 maj në sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit.

Grupi i punës përbëhet nga sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, Ylli Merkaj, nga drejtoresha e Financës, Mirela Gega, nga drejtoresha Juridike, Dëshira Pasko dhe nga drejtori i Teknologjisë, Petrit Gjokutaj.

Ndryshimet në ligjin “për partitë politike”, pjesë e marrëveshjes së 18 majit, PS-PD, parashikojnë KQZ-në si organ përgjegjës për zbatimin e tyre. Institucioni zgjedhor, mes të tjerash, ka detyrimin për trajnimin e ekspertëve financiarë që do të monitorojnë shpenzimet e partive gjatë fushatës elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, grupi i punës i ngritur sot nga KQZ do të bashkëpunojë me Institutin e Ekspertëve Kontabël të liçensuar për realizimin e këtij procesi monitorimi të financave të partive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?