FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Monitorimi i zgjedhjeve, Meta-Glover: Sa më shumë vëzhgues të huaj

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta priti sot Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, ambasadoren Audrey Glover, me të cilën biseduan rreth ecurisë së procesit përgatitor të zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe mbi fushatën zgjedhore.

Meta shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin e ambasadores Glvoer në krye të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR duke theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim inkurajon sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë për monitorimin e zgjedhjeve.

Kreu i Kuvendit vuri në dukje se mazhoranca është e përkushtuar për të arritur standardet më të larta bashkëkohore të zhvillimit të zgjedhjeve, ku të gjithë kandidatët të kenë hapësirat maksimale për të komunikuar me elektoratin dhe zgjedhësit të shprehen lirisht për të zgjedhur kandidatët që do të administrojnë qytetet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta vlerësoi tonet qytetare me të cilat po zhvillohet kjo fushatë e zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe shprehu bindjen se populli shqiptar ka qytetarinë e duhur për t’u shprehur lirisht e denjësisht në 21 qershor. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?