FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mund të shtyhen zgjedhjet e përgjithshme? Ja çfarë deklaron Përparim Spahiu

Me anë të një statusi në twitter, deputeti i LSI-së Përparim Spahiu shkruan: Meta vendos pikat mbi I. Zgjedhjet jo më larg se 16 Korriku!!!.

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Top Story” mbrëmjen e të enjtes bëri publike detaje nga paketa e propozimeve që zëvendës presidenti i Partive Popullore Evropiane, David McAllister, ofroi për opozitën gjatë vizitës së tij në Tiranë për zgjidhjen e ngërçit politik dhe pjesëmmarjen e saj në zgjedhje.

“Paketa McAllister ishte një mundësi e mirë për opozitën, të merrte postin e Presidentit, të shtyheshin zgjedhjet deri më 16 korrik dhe për t’u dhënë kohë ndryshimeve në qeveri, propozohej kryetari i KQZ për opozitën, t’i jepej edhe Avokati i Popullit dhe shumë elemente të tjera sigurie dhe garancie, që ishin disa masa që nuk kishin ndodhur më pare”, deklaroi Ilir Meta./360grade.al/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?