FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mungon Rama, Balla kritika Peleshit për familjen Balilaj

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme plenare. Në mungesë të tij, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka dhënë udhëzimet për Ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi.

Duke folur për ligjin për pronësinë e tokës, Balla i kërkoi Peleshit hartimin e një ligji të ri për të riparë të gjitha kontratat e dhëna me qira të tokave. Balla përmendi rastin e familjes Balili e cila tha se ka marrë nga shtetit 90 hektarë tokë.

”Një kontratë të firmosur nga Panariti me familjen Balili që ende nuk ka marrë zgjidhej e duhur për shkak se kontrata është qepur aq mirë por mendoj që ligji duhet të jetë i fortë dhe në këtë rast. Nuk mundet që nga njëra anë Balilajve tu sekuestrojmë hotelin dhe nga ana tjetër 90 hektar tokë të marra me qira nga shteti të mos kemi mundësi t’ia sekuestrojmë. Edmond Panariti ish-ministër i Bujqësisë i LSI-së ka firmosur atë kontratë”,-tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?