Mustafaj i zhgënjyer me Bashën: Nuk justifikohet mungesa e këtyre personave në lista
Politikë E Hënë, 24 Maj 2021 14:49
Në hyrje të emisionit “Të Paekzpozuarit”, moderatori Ylli Rakipi është shprehur se mungesa e emrave si Topalli dhe të tjerë. “Mungon Topalli por jo Berisha mungon Patozi por jo Flamur Noka.” – pyet Rakipi.
Ndërkohë ish themeluesi i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj deklaroi se lista “Basha” ka mangësi të mëdha. “Lista është me mungesa të mëdha dhe të papërligjura, unë kam lexuar në media pasi nuk dija asgjë ashtu si të tjerët, këtu kam parasysh shumë emra që do t’i bënin nder dhe do të tërhiqnin elektoratin. Këtu kam parasysh Topallin, Patozin, Bregun, por edhe figura të tjera, apo edhe gjatë kësaj kohe është mungesa e Belind Këlliçit, i cili ka qenë njeriu më i votuar pas Bashës. Këlliçi nuk ka qenë kandidat zyrtar i Bashës, por në vend të tij ka qenë Salianji, po kështu mungon edhe Alizoti i cili është marrë me të përndjekurit politik.” – u shpreh Mustafaj.
Lubonja: Lista ishte një provë për Bashën, premtimi i ndryshimit të madh që ai kishte bërë në çadër, që normalisht pati një mënyrë zhgënjimi që si u mbyll çadra, kërkohej që të paktën të rinovojë lista. Në tërësinë e vetë listës i mungojnë ata personat të cilët unë do të kisha dashur t’i evidentoja në çadër, ajo është një cadër e dështuar dhe lëvizje e dështuar. Çadra duhet të ngjallte shpresën me figura të reja, por kjo nuk ndodhi, pra listës i mungojnë persionalitet e reja të çadrës që nuk ndodhi.
Rakipllari: Kundërshtarët e sotëm të Bashës e kanë votuar që kryetari të bëjë listën dhe jo të votohen nga forumet. Në zgjedhje gjykohet kryetari pastaj ekipi. Basha ka të drejtë të zgjedhë ekipin e tij . Kjo listë nuk është e papritur, pasi gjatë këtyre katër viteve ka ndërtuar një profil të vetin.
KOHA JONË SONDAZH