FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mustafaj: Kanabisi ndikim në zgjedhje

I ftuar këtë mëngjes në News24 ish-deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj ka kërkuar dorëheqjen urgjente të Lulzim Bashës. Gjithashtu Mustafaj foli edhe për procesin zgjehdor dhe Ramën. Ai u shpreh se në rezultatet e votimeve ka ndikuar edhe kanabisi. Mutafaj tha se populli shqiptar nuk është aq i papjekur sa t’i japë votën Ramën vetëm se ua kërkoi, por ndikim kryesor ka patur edhe kanabisi.

“Ka ndikuar kanabisi 10 ditët e fundit. Nuk është aq e papajekur populli sa tii japë votën Ramën vetëm pse ai e ka kërkuar atë duke thënë ma hiqni nga preri Metën apo me fjalët tepsia dhe me këto mori më shumë se 50 %. Ndikimin kryesor e kanë paratë e kanabisit.” – tha Mustafaj.

Mustafaj gjithashtu tha se kjo është një fatkeqësi, pasi Shqipëria ka mbetur vetëm në duart e Edi Ramës, duke e cilësuar kryeministrin si një ‘lider që qeveris keq, arrogant dhe abuzues me pushtetin’. Ai foli edhe për rrezikun që vjen nga ky rezultat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatkeqësisht Rama ka shumicën e mjaftueshme për të qeverisur vetëm. Shqipëria e mbetur vetëm në duart e Edi Ramës, lider që qeveris keq, është arrogant dhe abuzues me pushtetin. Të gjitha këto vese mund të lulëzojnë gjatë kësaj kohe kur e ka pushtetin të pakufizuar. Rama nuk i njeh limitet e veta dhe pushteti i tepërt do kthehet kundër PS-së. Por mua më shqetësojnë zullumet. Ai guxonte ta trajtonte pushtetin e medias me arrogancë, imagjino çfarë mund të bëjë nesër?!” – u shpreh Mustafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?