FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mustafaj: Rama mbështeti ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, thotë se kryeministri Edi Rama doli në favor të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, në momentin që mori në mbrojtje presidentin Hashim Thaçi.

”Rama mbështeti teorinë e Thaçit për shkëmbim territoresh. Ne kuptuam qartë se Rama me mbështetjen që i bëri me gjuhë vulgare, është në mbështetje të lëvizjes së territoreve për të krijuar një Kosovë të pastër etnike”, tha Mustafaj në rubrikën ”Opinion” në News 24.

Sa i përket taksës 100% për importet serbe, Mustafaj tha se sulmet e Serbisë ndaj Kosovës meritojnë një qëndrim politik. ”Serbia duhet të jetë edhe partner politik i Kosovës, jo vetëm ekonomik”, tha ish-ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?