Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra: Politika të jetë e kujdeshme gjatë Ramazanit
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra nëpërmjet një deklarate për media komentoi zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në të njëjtën ditën me festën e Fiter Bajramit.
Gurra theksoi se nuk arsye për të ushqyer ndonjë tendencë kundër këtij zhvillimi, ndërsa ftoi besimtarët myslimanë që të zgjedhin me votë elitën e tyre politike.
“Besimtarët të vendosin me votë për elitën politike që do të drejtojë vendin. Nuk ka asnjë arsye për të ushqyer ndonjë tendencë. E drejta e votës, e përzgjedhjes e atyre që do të marrin përgjegjësi, është sa historike, aq qytetare e momentit”, u shpreh Gurra.
Myftiu i Tiranës i bëri thirrje klasës politike që të tregohet e kujdesshme gjatë fushatës elektorale për të mos përdhosur muajin e shenjtë të Ramazanit.
Por Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka fajësuar liderët Rama dhe Basha mbi datën e zgjedhjeve, që është përcaktuar me datë 25 qershor.
Sipas Myftiut, ky fenomen nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, edhe pse feja ishte e ndaluar.
“Jemi befasuar nga 2 drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohen e komunizmit nuk ka ndodhur, edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH, por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, tha Sytari.
KOHA JONË SONDAZH

