FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Namik Dokle: PD ta kërkojë arsyen e humbjes në zinxhirin komandues

Deputeti socialist Namik Dokle shprehet se Partia Demokratike duhet ta kërkojë arsyen e humbjes në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit në zinxhirin e saj komandues.

Një ditë pas seancës parlamentare ku deputetët demokratë akuzuan Qeverinë dhe mazhorancën për shkeljen e standardeve zgjedhore dhe ndryshimin e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë përmes presioneve, përdorimit të administratës dhe shit-blerjes së votave, Dokle përmes një komenti në rrjetin social Facebook shprehet se Partia Demokratike po e kërkon arsyen e humbjes së zgjedhjeve në kashtë.

"Dje gjithë ditën në Kuvend dëgjuam gërr-vërret e PD-së për zgjedhjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të humbasësh me rreth 500.000 vota diferencë dhe të kërkosh fajin te të tjeret, nuk është asgjë më shumë se një absurditet llogjik dhe politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

I thashë një kolegu të së djathtës, mos e kërkoni "arsyen" në kashte, por në atë që e quani "zinxhir komandues" të partise suaj…dhe që është:

-Një që qesh,

-Një që pi,

-Një përshesh

-Një që s'di…

Dhe kashta mbi tjegulla ështe Qoftelargu, qe po ike larg e me larg", shkruan Dokle në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?