FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nard Ndoka: Çfarë ka Rama më shumë se Nexho Shabani?

Nard Ndoka i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit, Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ndoka shkruan se çfarë ka Rama më shumë se Nexho Shabani?!

“Çfarë ka Edi Rama më shumë se Nexho Shabani?! Nexho bën humor dhe populli qesh; Rama po bën humor me ‘degjesat’ e popullit, pasi ju bleu votën!”, shkruan ish-ministri i Shëndetësisë.

Sakaq, Rama dje turin e dëgjesave në Shkodër u shpreh: “Çfarë ka Nard Ndoka 25 vjet këtu që hyn në Kuvend dhe bëhet edhe ministër? Pse u dashka gjet një mik te Nard Ndoka dhe ti thotë drejtorit ‘jepja këtij’? Nard Ndoka ka një gjë më shumë se ju se vjen vërdallë që të duket njeri i rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që këtë fuqi duhet ta ketë çdo njeri i zakonshëm që është anëtar i koalicionit. Si do funksionojë kjo? Nëse platforma do të marrë një denoncim konkret dhe thotë “unë jam filani, kam këtë numër telefoni dhe këtë ID dhe kam këtë shqetësim me këtë drejtor. Shteti i qepet pas derisa ta zgjidhë dhe ti japë përgjigje”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?