FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nard Ndoka: Nuk iki nga PD. Ja pse e firmosa kërkesën

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka përgënjeshtruar lajmin se aleatët po largohen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Në një prononcim për Syri.net. Ndoka ka sqaruar se është thjeshtë një procedurë parlamentare. Ndoka tha se ashtu si dhe 4 vjet më parë, liderët e partive aleate kanë plotësuar formularin se kë forcë politike do të përfaqësojnë në Kuvend.

Sipas tij, si ai, ashtu dhe Dule që janë përfolur në media, por dhe aleatët e tjerë opozitarë kanë firmosur në formular se secili do të përfaqësojë në Kuvend forcën politike që drejton, por kjo nuk do të thotë aspak se po braktiset PD, apo opozita e bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Lajmet në media se ne po ikim nga PD, nuk janë aspak të vërteta. Është një abuzim total. E vërteta, qëndron se ne kemi firmosur thjeshtë një formular, ashtu siç bëmë 4 vjet më parë, ku deklaruar se secili nga ne do të përfaqësojë forcën politike që drejton. Kjo nuk do të thotë largim. Sqaroj dhe njëherë se ky është abuzim mediatik’, deklaroi Ndoka

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?