Nard Ndoka: Rama ti bëjë thirrje Ramës të dorëhiqet!
Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë të hënë me krerët e spitaleve, atë që vendosi të bëjë javën e kaluar me të gjithë drejtuesit e hipotekave në vend, të vërë në tavolinë kërkesën për dorëheqjen e tyre brenda 24 orëve.
Por “fshesës” së Ramës, ia ka gjetur “problemin” një demokrat. Fjala është për Nard Ndokën, i cili ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social se Kryeministri ka bërë një gabim kësaj here, pasi u ka kërkuar dorëheqjen atyre që deri dje i shtynte të mblidhnin vota. Ndoka nuk ka kursyer ironizimet në adresë të kryeministrit, duke thënë se do të ishte shumë mirë, sikur “Rama” t’i bënte thirrje Edi Ramës… që edhe ai të dorëhiqej.
POSTIMI I NDOKËS:
Rama, mbasi u caktoi të gjithë drejtorëve “parcelat” për vota në fushatë dhe ata blenë vota sa mundën, tashti pas zgjedhjeve, po kujtohet se nuk paskërkan punuar mirë për katër vite!
♦Mirë do ishte, që ‘Rama’ ti bënte thirrje Edi Ramës, të dorëhiqej!
Kjo është rruga më e shkurtër dhe produktive për të ardhmen! ✌
????Reformë mbi të gjitha reformat- “Super Vetting”!/Gazeta Express
KOHA JONË SONDAZH

