FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nard Ndoka tregon pse Rama nuk shqetësohet për zjarret: Pritet shkarkimi i Premçit

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, njëherësh deputet i PD, ka reaguar për situatën e zjarrve në vend. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se kryeministri Rama nuk po merret me situatën alarmante dhe me zjarret që po shkrumbojnë vendin, ndërsa shton me ironi, se kjo ndodh për shkak se “asnjë socialist nuk ja kërkoi në dëgjesat e tij ‘pas pilafit’”.

Sakaq, ai shkruan se sot pritet shkarkimi i kreut të Emergjencave Civile Shemsi Premçi, pas deklaratës bombastike të bërë një ditë më parë se vendi kërcënohet nga tërmete të forta si ai në vitin 1967.

POSTIMI I PLOTE

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama nuk po merret me zjarret që shkrumbojnë vendin, sepse asnjë socialist nuk ja kërkoi në dëgjesat e tij “pas pilafit”!

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Zero shqetesim për zjarret’; i rezulton Fugës në raportin përfundimtar përmbledhës!

Zjarret po trillohen nga Premçi, pritet shkarkimi i tij për panik, ndaj deklarata e tij për tërmet është normale!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?