Nasip Naço: Prokurori i përkohshëm, rrezik serioz. Komisioni i Ligjeve si celulë e PS

I ftuar i radhës në studion e lajmeve të Syri.net të moderuar nga Alen Xhelili, ishte ish-ministri i drejtësisë njëherë deputet i LSI-së, Nasip naço.

Gjatë intervistës Naço tha se prokurori i përkohshëm që do të zgjidhjet nga PS, do të rrezikojë seriozisht garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përhershëm, duke bërë që të jetë ai kandidati kryesor për prokuror të përhershëm.

Sipas tij prokurori i përhershëm do të jetë kompetenca të plota, çka do të bëjë që ai të dëmtojë të gjithë kandidatët e tjerë në momentin që do të bëhet gara për zgjedhjen e kryeprokurorit të përhershëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Një prokuror i përkohshëm prej 1,2,3 apo 4 muaj ka mundësinë që të penalizojë kandidatët e tjerë për të ardhmen, dhe mund të jetë ky një kandidat potencial për Prokuror të përhershëm, pasi ka mundësinë të dëmtojë çdo kandidat tjetër. Ky prokuror do të ketë kompetenca të plota’, tha Naço.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili se kush është fajtori që sistemi i Drejtësisë ndodhet në këtë situatë, Naço tha se ai është vetëm kryeministri Rama dhe ekspertët e tij, të cilët po e zgjedhin prokurorin sipas seksioneve të PS-së.

‘Një nga arsyet ne shtyrjes së kësaj situate, është se timonieri e ka lënë qëllimisht këtë situatë për të bërë një përzgjedhje.

Po të shijkosh komisionin e ligjeve dje, edhe kandidaturat e koleksionuat. E gjitha ishte një farsë. Nuk mund të bëhet një seksion i PS-së dhe ti heqë mandatin prokurorit të përgjithshëm, apo të emërojë prokurorin e përgjithshëm. Shkon dhe gjene një nen në rregulloren e Kuvendit, nenin 55 ku thotë që mund ta zgjedhjesh me shumicë të thjeshtë prokurorin.

Prokurori që do të zgjedhë PS, i ka të gjitha kompetencat, edhe pse është i përkohshëm.

Ndërkohë që ekspertët po keqpërdoren nga politika, vetëm e vetëm për të realizuar  qëllimin e tyre. Të gjithë këta ekspertë bashkë me timonierin, të cilët deri dje u mburrën për një Reformë të shkëlqyer, sot po shohim që reforma ka boshllëqe’, tha Naço.

Ish-ministri tha se Komisioni i Ligjeve është kthyer si një celulë e strukturave të Partisë Socialiste. Naço tha se në këtë komision ndryshe vjen drafti i një ligji dhe ndryshe përfundon, duke i shtuar propozime apo ndryshime, të cilat as nuk dihen se kush i bën, por thuhet nga ekspertët.

Naço iu referua draftit mbi ligjin për ndihmën juridike, ku në nenin 15 të tij përcaktohet financimi që do të marrin këto organizata jofitimprurëse nga buxheti i shtetit.

“Në emër të reformës në drejtësi janë bërë shumë ndryshime dhe janë paraqitur në komisionin e ligjeve. Në emër të kësaj reforme është edhe ligji për ndihmën juridike. Komisioni i Ligjeve është bërë si celulë e strukturave të PS-së. Ndryshe vjen drafti në këtë Komision dhe pastaj bëhen propozime të ndryshme.

Në nenin 15 të ligjit për ndihmën juridike flitet për donacionet që përfitojnë organizatat jofitimprurëse, pra do i jepen para dhe s’do bëjnë asgjë. Është njëlloj si turizmi i aventurës, që s’dihet sesa fonde harxhon”, tha Naço.

Deputeti i LSI-së tha se drafti në fjalë ka ndryshuar nga drafti i parë që erdhi në Komision, qoftë porsa i takon kritereve të organizatave që përfitojnë fondet, ashtu edhe në lidhje me akordimin e fondeve, shtresat që do të përfitojnë ndihmën juridike falas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?