NATO uron 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë me foton e Bashës

Shqipëria festoi pak ditë më parë 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndërsa në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet u zhvilluan disa aktivitete, ku morën pjesë përfaqësues të 29 vendeve anëtare.

Të pranishëm ishin edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, por edhe shumë personalitete të tjerë.

Edhe pse në momentin kur vendi u anëtarësua në NATO, kryeministër ishte Sali Berisha dhe ministër i jashtëm Lulzim Basha, asnjë prej të dyve nuk u ftuan në aktivitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por mesa duket përgjigjen e ka dhënë vetë Aleanca Veri-Atlantike. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, për urimin drejtuar Shqipërisë, NATO ka zgjedhur pikërisht një foto me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/NATO/posts/2246610248695627

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?