FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndahen komisionet, PD merr 3 nën administrim

Janë ndarë komisionet sipas partive politike. Nga tetë komisione parlamentare, 5 i ka marrë nën administrim maxhoranca dhe 3 opozita. Në këtë ndarje, Partia Demokratike e Shqipërisë ka marrë nën administrim edhe Komisionin e Integrimit, Edukimit dhe të Medieve.

Për sa i përket posteve në komisonet parlamentare, ndarja është kjo: Nënkryetari i komisioneve dhe reformave është zgjedhur Oerd Bylykbashi. Jorida Tabaku zgjidhet nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë.

Eduard Halimi zgjidhet nënkryetar i Komisionit të Ligjeve. Flamur Noka nënkryetar i komisionit të Sigurisë. Tritan Shehu, nënkryetar i komisionit të Jashtëm. Kryetare e Komisionit të Medias, zgjidhet Albana Vokshi, Genc Pollo do të drejtojë komisionin e Integrimit, kurse Bardh Spahia komisionin e Shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oerd Bylykbashi nënkryetar grupi për reformat dhe komisionet “ad hoc”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Flamur Noka nënkryetar i Komisionit të Sigurisë

Albana Vokshi kryetare e Komisionit të Medias

Eduard Halimi nënkryetar i Komisionit të Ligjeve

Tritan Shehu nënkryetar i Komisionit të Jashtëm

Jorida Tabaku nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë

Genc Pollo kryetar i Komisionit të Integrimit

Bardh Spahia kryetar i Komisionit të Shëndetësisë

Florion Mima nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?