Ndarja nga jeta e Muhamed Likos, Presidenti: Iku një artist i madh

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një postimi në “Facebook” shprehet se ndjen keqardhje të thellë për ndarjen nga jeta të Muhamed Likos, një nga paradistët e Vlorës.  Presidenti thekson se sot u nda nga jeta një artist i madh, që me humorin e tij bëri të gjithë për të qeshur.

Postimi i kreut të shtetit, Ilir Meta:

“Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij. I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?