Ndërpritet seanca, deputetët e PD drejt memorialit të Azem Hajdarit. Basha: S’do i tradhtojmë kurrë vlerat e tij
Pas ndërprerjes së seancës plenare nga kryetari i ri i Kuvendit, për të rifilluar gjysmë orë më vonë, deputetet e Partisë Demokratike do të përkujtojnë sot ish-liderin Azem Hajdari.
Mësohet se demokratët i janë drejtuar memorialit të Hajdarit, ku do të vendosin dhe tufa me lule në shenjë mirënjohje dhe solidariteti ndaj kontributit të figurës së tij.
Sot shënon 19 vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, i cili u vra më 12 shtator të 98-ës.
Pasi kënduan të gjithë Himin kombëtar, i pari që mori fjalën para memorialit ishte vet kryetari i demokratëve, Lulzim Basha. “Sot jem i mbledhur për të kujtuar tribunin e demokracisë. Nëse dielli i demokracisë shndrit siç ka shndritur, apo fshihet pas reve të zeza të krimit dhe korrupsionit, ne vijmë këtu për të nderuar dhe ndarë sëbashku dramën e 12 shtatorit. |Ne vijmë këtu për të celebruar kujtimin, kurajon dhe mirënjohjen e Azem Hajdarit. Luftën e pa kompromis për demokraci dhe qëndrimin titanik kundër vesit dhe drogës në pushtet. S’do i tradhtojmë kurrë vlerat e tij”, tha Basha.
Sot shënon 19 vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, i cili u vra më 12 shtator të 98-ës.
vijon…
vijon…
KOHA JONË SONDAZH

