Ndërpritet seanca e Kuvendit, PD mbledh grupin parlamentar
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa priten debate të forta mes qeverisë dhe opozitës për aktin normativ për buxhetin, stafin e komisioneve të Vettingut, por edhe dy dekretet e Nishanit.
Në rendin e ditës është akti normativ, organika e komisioneve të Vettingut, dekretet për mbetjet dhe dhomat e tregtisë dhe disa marrëveshje ratifikimi.
PD dhe LSI e kundërshtojnë strukturën që u miratua te Komisioni i Ligjeve, pasi kërkojnë që të plotësohen të gjitha kërkesat e komisioneve të Vettingut duke propozuar disa amendamente.
Ndërsa kërkesa e PD që në rendin e ditës të futet kërkesa për zhvillimin e një referendumi për ndalimin e importit të mbetjeve në Shqipëri është rrëzuar.
Kryetari i Kuvendit deklaroi se “firmëtarët nuk janë më deputetë, të përgatitet kërkesa dhe të depozitohet sërish”.
Zhvillimet e fundit nga Kuvendi
Ora 11:00 Ndërpritet seanca e Kuvendit me kërkesë të PD. Opozita ka mbledhur grupin parlamentar
Ora 10:30 Nis Kuvendi, debat per transmetimin e sinjalit nga TVSH
Rendi i dites dhe kerkesat nga grupet e PS dhe PD
KOHA JONË SONDAZH

