FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndikimi rus në Ballkan, Mediu konferencë me përfaqësues të parlamentit britanik

Pasojat që mund të sjellë në Ballkan agresioni Rus në Ukrainë ishte tema e konferencës që u organizua nga kreu i PR-së Fatmir Mediu, në parlamentin Britanik. Pjesë e saj ishin edhe deputetë të këtij parlamenti, të cilët theksuan se si pasojë e agresionin rus është cenuar siguria e Britanisë dhe Europës dhe padyshim që Ballkani sipas tyre është pjesë e këtij kërcënimi.

Ata vunë në dukje se jo vetëm Rusia, por edhe Kina ka qëllime të qarta që bien ndesh me interesat e popujve dhe të ardhmes Europiane të Ballkanit.

Mediu ngriti shqetësimet për situatën në Ballkan në mënyrë të veçantë për shpenzimet e mëdha ushtarake të Serbisë me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, që sipas tij janë një kërcënim për rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të moshapja e negociatave nga BE është një zhvillim negativ që do ketë pasoja në Ballkan. Në këtë tryezë parlamenti shqiptar veç Mediut u përfaqësua edhe nga Damian Gjiknuri, Dhurata Çupi, Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?