Ndiqni LIVE Kongresin e PS, Braçe: 220 mijë vende pune për mandatin tjetër

Ka nisur Kongresi Elektoral i PS­ për të shpallur programin elektoral. Kongresi elektoral po mbahet në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.

Kongresi është me këtë rend dite; Fjala e Kryetarit të PS­-së, Edi Rama. 2. Prezantimin e Programit Elektoral të PS­së. 3. Prezantimin e Kandidatëve për Deputetë”. Programi është hartuar nën drejtimin e Koordinatorit për Programin, Ilir Beqja.

Ndërkohë, Partia Socialiste u ka dërguar një udhëzim të shkurtër, por të përqendruar të gjitha kandidatëve për deputetë ku i udhëzon se cili duhet të jetë komunikimi me elektoratin në funksion në maksimalizimit të votave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne këtë dokument konfidencial, i cili i instrukton kandidatët të shpërndajnë mesazhin kryesor: “Ne do të luftojmë për punësimin po aq fuqishëm sa ç’luftuam edhe për drejtësinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhvillimet nga Kongresi i PS në Durrës

Ora 11:45 Rama: Shqipëria 3 vite me pare i kishte dyert e mbyllura
Pas ministrave fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar se kemi bërë shumë, por edhe shumë mbetet për të bërë për mandatin e dytë qeverisës.

Ne mund dhe do ta bëjmë Shqipërinë. Faleminderit grupit, veçanërisht Dokles, Leskajt, Dades, që dhanë gjithcka mundën për vite të tëra në vijën e parë të beteja të PS.

Përvoja e tyre do të na ndihmojë edhe më tutje, faleminderit deputetëve që nuk do të jenë këtë herë, por do të jenë në role të tjera, për të dhënë gjithcka për Shqipërinë dhe PS.

Nga ky mandat PS del më e fortë për të udhëhequr Shqipërinë dhe Shqipëria del më e mirë dhe sigurt se 3.5 vite më parë. PO, mund të bëhet shtet për të gjithë pa dallim, një shtet dinjitoz për marrëdhëniet me fqinjët dhe botën.

Faleminderit Lindës, fëmijëve pa diskutim Anetës, që vazhdojnë të ma hapin derën e shtëpisë me dashuri në mbrëje vonë edhe pse në 3.5 vitet e fundit nuk u kam kthyer as një % të dashurisë.

Sot është dita e Europës, e fitores mbi fashizmit, sot është dita jonë, sot është dita e Shqipërisë që duam me shtet me punë dhe mirëqenie, është dita e PS në këtë Kongres të radhës përpara zgjedhjeve politike të radhës.

Zgjedhjet janë historike për më shumë një mandat, sepse në 18 qershor shqiptarët do të vendosin si do të jetë Shqipëria nesër.

Shqipërinë e morëm në dorë të rrënuar dhe pa shtet, të zhytur në borxhe.

Shqipëria që duam duhet të ulet sa më parë në tryezën e negociatave dhe të bëhet pjesë e BE, prandaj 18 qershori është si thotë ajo kënga labe ‘As për mua, as për ty, por për të gjithë Shqipërinë’.

Dhe tani heshtje, PD ka ikur në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet nga frika, një frikë më e madhe sesa një kope lepujsh në bark nga drejtësia, mbyllur në një bunker plasmasi, ku i ka shpallur luftën tërë dynjasë, Gjermanisë, BE, Amerikës.

Nuk duan zgjedhje se nuk duan Vettingun, sepse nuk flenë më gjumë që kur e votuan reformën në drejtësi, me iluzionin se do të mbetej në letër dhe e dinë këtë e dinë shumë mirë. Pa votuar Vettingun nuk i dalin dot para asnjë shqiptari për t’i kërkuar votën, prandaj duan që të hedhin në erë zgjedhjet, sikur bënë 20 vite më parë.

Më vjen shumë keq që erdhi puna deri këtu, bëra cmos që të mos ndodhte kështu.

E di që nuk jeni ndier të qetë me lëshimet e mia, merre me mend Erjon Braçe, nuk e ka përjetuar mirë tërheqjen nga zgjedhjet në Kavajë, ose ne jemi dukur të ndrojtur përballë agresionit të tyre pa asnjë cak etik apo moral se për politik as që bëhet fjalë.

Por, kam dëgjuar shumë edhe nga ju, që thonë, sikur të ishin ata, ose ai do të kishte berë kështu, jemi krenarë që ne nuk jemi si ata. 

Braçe: 232 mln Dollarë për bujqësinë në mandatin e dytë
Deputeti i PS e mori sërish fjalën në Kongres dhe deklaroi se mbështetja për sektorin e bujqësisë do të jetë maksimal.

232 mln Dollarë është financimi i programuar për bujqësinë. 20 mln dollarë do të jetë ndihma për bujqit cdo vit përmes heqjes të TVSH për imputet bazë, si plehrat kimike, pesticidet, etj.

Do të mbështesim sipërmarrësit në sektorin e bujqësisë” deklaroi Braçe.

Po ashtu, kryetari i Komisionit te Ekonomise theksoi se 240 milione dollare do te jene fondi qe do te vihet ne dispozicion te pensionisteve.

Ora 11:10 Shëndetësia, Manastirliu: Spitale dhe qendra të reja
Ministrja e Shëndetësisë premtoi se në mandatin e dytë do të ndërtohen spitale dhe qendra shëndetësore.

Në mandatin e dytë do të rrisim financimet për shërbimet shëndetësore falas.

Programi garanton që cdo shqiptar të marrë shërbim në kohë dhe me cilësi.

Urgjenca kombëtare është një sistem i ngritur do ta fuqizojmë me burime njerëzore.

Do të ndërtojmë një qendër të re spitalore, 10 qendra të reja shëndetësore.

Do të ndërtojmë një spital të ri për Kirurgjinë dhe një për sëmundjet e brendshme” deklaroi ministrja.

Ora 11:05 Xhaçka: Do të dyfishojmë buxhetin e ndihmës ekonomike
Ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta  Xhaçka tha se në mandatin tjetër do të dyfishojmë buxhetin e ndihmës ekonomike.

Në cdo bashki do të jetë dikush që të ndihmojë fëmijët që të integrohen dhe të rikthehen në shkollë, ata që e kanë braktisur.

100% e fëmijëve romë dhe egjiptianë do të arsimohen. Alternativa për strehim për sa më shumë familje në nevojë.

Në mandatin tjetër do të jenë prioritet, do të nxisim punësimin e të rinjve.

Nga 7-10 mijë lekë shpërblime për pensionistët në fund të vitit” deklaroi ajo.

Ora 10:59 Ekonomi: Do të rrisim konkurrueshmërinë në turizëm
Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Ekonomi deklaroi se “Numri i turistëve u rrit në 1.5 mln në krahasim me 2013.

Do të nxisim formalizimin e këtij sektori dhe do ta bëjmë më të konkurrueshëm dhe do të shtojmë investitorët e huaj. Kontrata 1 euro për bizneset.

Investimet e huaja u rritën me 9%, mandatin tjetër synojmë dyfishim, do të mbështesim teknologjinë e informacionit për modernizimin e bizneseve.

100 shkolla më shumë në Shqipëri” tha ajo.

Ora 10:53 Arben Ahmetaj: Do të rrisim pagat me 40%, paga minimale 30 mijë lekë
Ministri i Financave deklaroi se kjo qeveri nuk ka keqmenaxhuar financat, ndërsa garantoi uljen e borxhit publik në mandatin e dytë nën 60%.

Ahmetaj deklaroi se ne fund te mandatit tjeter do te rriten pagat me 40%, ndersa paga minimale do te rritet ne 30 mijë lekë.

220 mijë vende të reja pune mandatin tjetër. Në fund të mandatit do të kemi rritur pagat me 40% dhe do të rrisim pagën minimale në 30 mijë lekë.

Politikat fiskale do të lehtësojnë ngarkesën për qytetarët. Do të vazhdojmë lehtësitë fiskale, do të tërheqim kompanitë prestigjoze nga rajoni dhe nga bota.

Do të ofrojmë ndihmë për familjet e reja” deklaroi ai.

Ora 10:45 Erjon Braçe: 220 mijë vende pune për mandatin tjetër
Kongresin e ka hapur deputeti Erjon Braçe, i cili në fjalën e tij theksoi se ndërtimi i Shqipërisë fillon nga Reforma në Drejtësi.

Shqipëria që kemi sot është një vend pa drejtësi. Reforma në drejtësi është rruga për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Drejtësia për të hequr imunitetin e të paprekshmit për të garantuar një ekonomi të hapur dhe konkurruese.

Betejë kundër krimit, drogës dhe sekuestrimit të pasurisë së paligjshme për të shpërblyer viktimat e këtij aktiviteti kriminal.

Shteti i drejtë, si një kontratë e ligjshme, qeverisje të përmbajtur. Shanset të barabarta në ekonomi dhe ndihmë familjeve në nevojë.

220 mijë vende pune është angazhimi ynë që del nga ky kongres. Ne do të luftojmë për cdo vend pune për të rinjtë.

183 mijë vende të reja punë në 4 vite dhe në fund të mandatit tjetër me 220 mijë vende të reja pune do të ulim papunësinë në nivelin njëshifror” deklaroi ai.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154730377861523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?