FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndoka: Ambasadori Lu ja futi kot me “peshqit”, po foli shqip se merr njeri seriozisht

Deputeti Nard Ndoka i njohur për karizmën dhe humorin e tij adresoi një porosi për Ambasadorin amerikan Donald Lu në këtë fund vit.

I ftuar në emisionin BOOM në Rtv Ora News, Ndoka këshilloi zotin Lu të mos artikulojë qëndrimet e tij në shqip se nuk e merr njeri seriozisht. Gjuha angleze, tha Ndoka, tremb dhe politikën.

Sa i takon “peshqve” të mëdhenj, Ndoka thotë se Ambasadori ja futi kot me këtë përcaktim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rozi: Vjet Ambasadori amerikan Donald Lu bëri një videoklip me Alar Band, ti nuk ke ndonjë aspiratë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndoka: Për momentin jo. Por ti japim një porosi Ambasadorit.

Rozi: Peshqit peshqit.

Ndoka: Jo peshqit, për peshqit ja futi kot ai. Por të mos flasi shqip, të flasë anglisht. Kur flet shqip nuk e marrin seriozisht, mendojnë se është shqiptar apo thonë çfarë është ky kinez. Kur flet anglisht boom, e ka frikë edhe politika në anglisht . Ç’është ky muhabet?

Lexoni më poshtë të zbardhur intervistën.

Fiori: Kryeprokurori si do të bëhet?

Nard Ndoka: Preferencë të veçantë personale nuk kam. Por të ishte një kryeprokuror që do ti bënte boom vërtet Prokurorisë do të ishte interesante.

Fiori: Nuk e kemi?

Ndoka: Nuk e di.

Rozi: Në faqen tuaj të fb keni vënë një status: Hajduti i vreshtit, që e kanë kapur me rrush në dorë, kërkon të caktojë rojën e vreshtit! Kush është hajduti dhe kush ka vreshtin?

Ndoka: Vreshti është pasuria kombëtare e të gjithëve, hajduti i vreshtit, gardiani është Kryeministri në aspektin institucional.

Rozi: Rrushi kush është?

Ndoka: Rrushi është Saimiri.

Rozi: Mbahesh për këtë stilin tënd të veshjes. Pse imiton Kryeministrin Rama?

Ndoka: Kryeministri ngjyrën e ka filluar nga poshtë, çorapet. Vetëm çorapeve u ndryshonte ngjyrat. Filloi avash-avash, herë u vesh, herë u zhvesh.

Rozi: Ti me të veshurat mirë je, me të zhveshurat?

Ndoka: Jo mirë.

Rozi: Më thuaj ku vishesh dhe ku zhvishesh?

Ndoka: Në shtëpi.

Fiori: Edhe për të kërcyer Kryeministri ka kërcyer para jush.

Ndoka: Kryeministri për katër hapa kërcim bëri katër muaj prova, edhe ato katër hapa i bëri si basketbollist jo si kërcimtar, pa ngjyrë.

Fiori: Edhe në kërcim ja keni kaluar?

Ndoka: Nuk diskutohet. Edhe kosha nuk bën. 

Fiori: Kështu të ishin të gjithë gjyshërit si ju zoti Ndoka. Mos të ka kompleksuar ky fakt?

Ndoka: Në asnjë mënyr, përkundrazi.

Fiori: Ky statusi i filozofit si ju ka bërë të ndiheni?

Ndoka: E ke parë Kryeministrin që i lexon ato statuset e mija, në të gjitha adresat, edhe ato fallso. I përdor, thotë të mos ndërhyjë njeri, më referohet. I jap një lloj ushqimi shpirtëror edhe Kryeministrit. Në përgjithësi kjo është për adoleshtët, por kryeministri futet herë pas here tek ajo moshë, adoleshentët. Në mënyrën e të menduarit, apo kur është aty para kompjuterit i vendos këmbët aty sipër tavolinës dhe ulet me 30-40 vite edhe me mendje.

Rozi: Ke djem shumë të bukur. Çfarë kanë marrë nga ty?

Ndoka: I kam i kam. Shpresoj të kenë marrë ndonjë gjë të mirë.

Rozi: Me këtë punën e femrave si ke qenë?

Ndoka: Që i ri u njoha me bashkëshorten, nuk ka fushë për pyetje aty.

Rozi: Vjet Ambasadori amerikan Donald Lu bëri një videoklip me Alar Band, ti nuk ke ndonjë aspiratë?

Ndoka: Për momentin jo. Por ti japim një porosi Ambasadorit.

Rozi: Peshqit peshqit.

Ndoka: Jo peshqit, për peshqit ja futi kot ai. Por të mos flasin shqip, të flasin anglisht. Kur flet shqip nuk e marrin seriozisht, mendojnë se sëhtë shqiptar apo thonë çfarë është ky kinez. Kur flet anglisht boom, e ka frikë edhe politika në anglisht. Ç’është ky muhabet?

Fiori: Prurjet e reja në Kuvend si ju duken?

Ndoka: Parlamenti është fushë e minuar, janë peshkaqenët e mëdhenj që do të rrinë prapë brenda. Dhe këto figurat e reja që vinë janë nën presion dhe trysni edhe të kryetarëve të partive, edhe kundërshtarëve.Është e vështirë kur ballafaqohesh për herë të parë, nuk duhet ti gjykojmë, kur një deputet del për herë të parë dhe ta sulmojmë. Hera e parë, apo jo Rozi, ka vështirësi. Vërej që në parlament ka individë që e meritojnë të jenë aty, është më i mirë se katër vjet përpara, ka një hap cilësor. Pastaj nuk është Akademia e Shkencave Kuvendi i Shqipërisë, është përfaqësimi i grupeve të interesave të qytetarëve. Këta jemi ne, ne e duam Kuvendin në qiell dhe njerëzit janë në tokë. Duhet të pranojmë ata që kanë zgjedhur qytetarët në fund të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?