FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndoka: Ngjalat nuk janë më të përshtatshme, jemi për mish

Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka folur pas mbledhjes në selinë blu të partive aleate të PD-së me Lulzim Bashën.

Ai tha se ndalimi i koalicioneve është një goditje e pluralizmit por se tanimë jemi para një fakti.

“Gjykoj që ishte e vetmja mundësi, do të orientohemi gjithsecili pas përfaqëismit tonë. Basha ka pasur mandatin e partive opozitare, ka pasur kontakte të vaxhueshme me ne. Ka pasur transparencë. Nuk kishte zgjidhje tjetër në këto kushte. Nuk është zgjedhja më e mirë por jemi para një fakti. Është një goditje për pluralizmin dhe partive politike, por është një lëvizje më tepër nga krahu i majtë. Aty është problematika më e madhe, ngjalat nuk janë të përshtatshme për këtë stinë. Jemi me tepër tek mishi”, tha Ndoka

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?