Ndreu replikon me Zogajn: Bën petulla me ujë… Ti humbe votat e PD në zonën tënde!

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar ashpër ndaj analistit Preç Zogaj, fill pas një interviste që ky i fundit ka dhënë ku thotë se PD bëri fushatë dinjitoze në qarkun e Lezhës ndërsa partitë qeveritare u përpoqën pak.

Ndreu sfidon publikisht Zogajn për të nxjerrë një bilanc të të gjitha takimeve të kryera.

Ai i kujton se në kohën që PS kishte nisur fushata, eksponentë të PD-së predikonin në çadër apo emisione Republikaën e Re, duke i kondideruar si “petulla me ujë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mikut tim Prec Zogaj !

Swiss Digital Mobile Reklama

Per shkak te njohes tone te hershme e nje simpatie reciproke kam heshtur shpesh kur ke anatemuar fushaten e PS ne Lezhe !

Kam menduar se ligeshtimi per humbjen te ka erresuar logjiken, gjera qe edhe ndodhin.

Por te thuash se PS nuk beri fushate, kjo eshte absurde !

Kur ne ishim ne fushate ju ishit ne cader dhe te Opinion duke predikuar Repupliken e Re dhe disfaten e Edi Rames.

Petulla me uje dmth.

Te sfidoj te nxjerrim publikisht takimet elektorale te PS dhe PD !

Hajde ta bejme dhe do kuptosh dhe vete diferencen. Votat jua bleu partia tjeter qe e di mire ti.

U sul te bleje socialistet por bleu PD tende te shpartalluar ..

Se fundi trego rezultatin ne fshatin tend ne raport me 2013 dhe pastaj une hesht ! Gjeje aresyen tjeter kund i dashur Prec !” shkruan Ndreu në Facebook.

E ndërsa e priti për më shumë se 5 orë që të reagonte ndaj kësaj “sfide”, deputeti socialist do të reagonte sërish mbrëmjen e sotme, ku po përmes “Facebook”-ut, i kujton Zogajt se përfaqësimi i tij si kandidat për deputet do t’i shkaktonte humbje votash Partisë Demokratike në raport me zgjedhjet e katër viteve më parë në garën e zhvilluar në njësinë administrative Kolsh të Lezhës, njësi që i përket Zogajt për nga origjina e tij.

“I dashur Miku im Prec Zogaj! Të kam pyetur për rezultatin tënd në raport me 2013 në njësinë Kolsh. Ne kemi qenë prej vitesh humbës aty. Por me ardhjen tuaj ne kemi ngushtuar rezultatin. Në 2013 në Njësinë Kolsh bashkë me aleatët, PD ka qenë 470 vota para PS. Ndërsa, në 2017 vetëm 148 vota plus PD, bashkë me aleatët. I bie që ke dalë 322 vota me pak apo jo?!”- u shpreh mbrëmjen e djeshme deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?