FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndriçim Xhepa: Duhet teatër i ri, por jo të preket toka

Flet aktori Ndriçim Xhepa për debatin që ka pushtuar opinionin publik, pikërisht për godinën e Teatrit. Aktori i teatrit dhe filmit shqiptar, Ndriçim Xhepa, mendimin e tij për çështjen e teatrit e ka dhënë që në muajin Shkurt 2018. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai vlerëson se godina aktuale duhet prishur dhe aty duhet ngritur një godinë e re, në të cilën të ruhen me fanatizëm vlerat e teatrit të vjetër.

“Duke pasur parasysh kondicionet në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencës së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re.

Dhe vlerat e traditës së këtij institucioni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz sepse kam përshtypjen se nuk jemi aq të respektueshëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratave të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucion dinjitoz europian. Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucionin ku punoj prej 37 vitesh”, ka thënë Ndriçim Xhepa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?