FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshimet në qeveri, pas 6 ministrave ikin dhe zëvendësit. Ja emrat e rinj

Këshilli i Ministrave është mbledhur paraditen e sotme për të finalizuar ndryshimet e tjera në qeveri. Pas 6 ministrave dhe zëvendëskryeministrit, marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës parashikon edhe disa ndryshime në postet e zëvendësministrave.

Kështu mësohet se lirohet nga detyra zëvendës ministri i Financave Ervin Mete dhe në vend të tij emërohet Irena Beqiraj.

Po kështu Elona Gjebrea nuk do të jetë më zëvendës ministre e Brendshme dhe në vend të saj është emëruar Ravena Bode. Ridian Salianji do të zëvendësohet në detyrën e zv.ministrit të Drejtësisë nga Etilda Gjonaj. Ndërsa zëvendës ministre e Shëndetësisë emërohet Mira Kapisyzi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?