Ndryshimet/ Socialistët e rrëzuan 2 muaj më parë në Kuvend, Rama e emëron sot zv/ministre Drejtësie
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Etilda Gjonaj do të mbajë nga sot postin e zv/ministres së Drejtësisë duke zëvendësuar në këtë detyrë Eridian Salianji.
Afro dy muaj më parë, mazhoranca e udhehequr nga PS ne Kuvend e rrëzoi kandidaturën e saj për postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për shkak se nuk arriti të siguronte numrin e nevojshëm të votave (71) duke marrë respektivisht 67 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim.
Gjonaj ka ndjekur studimet e shkollës së mesme Qemal Stafa, Tiranë. Ajo kreu studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës për periudhën 1999 – 2003.
Në vitin 2004 ka fituar titullin Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Gjatë periudhës 2009-2011 ka ndjekur ciklin e studimeve pasuniversitare në shkenca penale në Fakuletin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranë, duke marrë diplomën Master shkencor në Shkenca penale.
Që nga viti 2002 është punësuar pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), si një nga organizatat më të njohura dhe aktive në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut në vend. Gjatë eksperiencës më shumë se 11 vjeçare në KShH është ngarkuar më përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme në pozicionet “Jurist”, “Koordinatore Projekti” dhe së fundmi, prej katër vitesh ka qënë “Drejtuese e Programit nr.1 “Reforma Ligjore dhe Institucionale, Drejtësia dhe Reforma Zgjedhore”, pozicion të cilin e vazhdoi deri në emërimin si Komisionere në Institucionin e Avokatit të Popullit.

KOHA JONË SONDAZH

