“Në 29 nëntor 1944 Shqipëria fitoi luftën, por humbi paqen”

Ministrja e Mbrojtjes e vlerësoi Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare vendimtare për ruajtjen e integritetit territorial. Kodheli rikujtoi edhe një parullë të vjetër, duke thënë se nuk duhet të kemi frikë nga e kaluara, por ta shikojmë të vërtetën në sy. Ajo theksoi se gjithsekush duhet të punojë për përparimin e Shqipërisë.

“Shqipëria është një aleate e denjë e NATO-s. Ushtarakët tanë kanë luftuar përkrah aleatëve tanë të natyrshëm për ta bërë botën një vend më të mirë për të jetuar. Po ringjall një parrullë të luftës, pa ndonjë nostalgji për të shkuarën; Të punojmë për përparimin e Shqipërisë pa dallim feje krahine e ideje. Ta Gëzojmë përvjetorin e çlirimit! Rroftë Shqipëria!”, u shpreh Kodheli.

Duke vlerësuar veteranët e luftës Kodheli u shpreh se janë disa gjëra për të vilat ja vlen të vdesësh dhe një prej tyre është liria e atdheut. “Me rastin e 70- Vjetorit të Çlirimit të atdheut ju përshëndes. Forcat partizane të ndihmuara nga aleatë përzunë okupatorin nazi-fashisht. Shqipëria ishte futur në hije të zymtë të pushtimit të huaj. Miliona njerëz vuanin. Shqiptarët finalizuar një përpjekje heroike kundër tiranisë. Gjendemi në këtë ditë të paqtë 70 vjet më parë qielli i Shqipërisë ishte i mbushur me thirrje gëzimi dhe tym baruti fitimtar. Para nesh është një grup veteranësh të luftës. Njerëz që e panë armikun në sy. Ju e patë vdekjen në sy por nuk u kthyet pas.

Respekti dhe mirënjohja jonë janë me ju dhe pa kushte. Çlirimtarët tanë kishin besim se ajo që po bënin ishte e drejta. Ka një diferencë morale mes përdorimit të forcës për liri dhe për pushtim. Ata ishin çlirimtarët dhe jo pushtuesit. Ka disa gjëra për të cilat ja vlen të vdesësh një prej tyre është liria e atdheut. Historia është një mësuese e vrazhdë e cila duhet ti japë secilit hakun as më pak e as më shumë. Historia thotë që aleatët fituan luftën, por paqen e humbën të gjithë bashkë.

Në 29 nëntor 1944 Shqipëria fitoi luftën por humbi paqen e brendshme. Lufta nacional çlirimare ishte shumë vendimtare”, u shpreh Kodheli.

SHKARKO APP