Në garë për kreun e PD-së? Bregu pohon se…

Majlinda Bregu, një nga kritiket e Lulzim Bashës, është shprehur se ajo do të mbështesë cilido kandidat serioz, që është i vërtetë dhe që ka dalë si emër i propozuar nga grupi “anti-Basha”.

E ftuar në emision “Zonë e lirë”, Bregu ka thënë se: “Do mbështesë kandidatin që do të sfidojë Bashën në të vërtetë dhe të jetë një emër i dalë nga kritikët e Bashës dhe jo një i vendosur sa për një garë farsë”, tha Bregu.

E pyetur nëse ajo do të kandidojë përballë Bashës, ish-deputetja është shprehur se:”Unë vet nuk do të kandidoj. Më vjen keq që e parashikova këtë humbje. Kur unë flisja për humbjen, kolegët e mi ulnin kokën në mbledhje grupi”, tha Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bregu tha se shqetësimi i saj nuk ishte me personazhin Basha, por me të ardhmen e PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk e kam më shqetësim personazhin Lulzim Basha, kam shqetësim atë që do të ndodhë dhe atë që po ndodh me Partinë Demokratike. Për fatin tim të keq nuk jam mbështetur nga kolegët, as kur i kam diskutuar këto gjëra. I kam para syve imazhet e kokave të ulura në mbledhjen e Grupit Parlamentar për problemin tonë kryesor. Kjo nuk është një betejë për të zëvendësuar Lulzim Bashën me një emër tjetër, kjo është një betejë për t’i ikur kësaj qasjeje katastrofike për drejtimin e partisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?