Në listë me Dulen, reagon Tahiri: Bashkë të rrëzojmë Ramën

Lista e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, në qarkun e Vlorës ka vendosur që të vërë në garë nën logon e PD-së, ish-deputetin e PDIU-së i cili është pjesë e opozitës, Dashamir Tahiri së bashku me aleatin e PD-së, Vangjel Dulen.

Në një reagim mbi këtë listë, e cila ka tërhequr vëmendjen e portaleve, Tahiri duke folur për një media lokale në Vlorë, sqaroi se vendimi për përfshirjen e tij dhe të kryetarëve të partive aleate nën siglën e Partisë Demokratike ishte vendim i kryetarëve të partive.

Sipas tij, Vangjel Dule ka programin e tij por se janë bërë bashkë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është koalicion shumë i madh, ku të gjitha partitë janë bashkuar në një sigël dhe nuk ishte zgjedhja ime. Janë zgjedhje që i kanë bërë kryetarët e partive. Ne jemi në një koalicion për të mundur qeverinë e sotme. Jemi të bashkuar të gjithë. Dulja ka programin e tij, unë kam programin tim. Jemi për një qëllim, të përmbysim qeverinë”, është shprehur Dashamir Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak ditë më parë, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi deklaroi se çdo votë e çamëve për Dashamir Tahirin shkon për Vangjel Dulen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?