Në ora 17.00 del Lulzim Basha në konferencë shtypi
Partia Demokratike e Shqipërisë njofton se kreu demokrat Lulzim Basha do të mbajë konferencë për mediat në selinë blu në orën 17.00.
Kjo konferencë vjen në kohën që vendi përballet me protesta dhe ndodhet në një situatë të pazakontë politike.
“Në orën 17.00, kryetari i PD Lulzim Basha bashkëbisedim me gazetarët në seli”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.
Konferenca për mediat e kreut demokrat Lulzim Basha vjen pasi kryeministri Rama mbajti një konferencë me gazetarët në Kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

