Në pikun e fushatës, Elvis Rroshi: Ndihem krenar që sot…
Në pikun e fushatës dhe zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Kavajës, ish-kryetari Elvis Rroshi, rishfaqet duke folur pikërisht për bashkinë edhe pse prania e tij në krah të kandidatit të PS-së në takimet elektorale nuk ka munguar.
Përmes një postimi në facebook, Rroshi bën bilancin e 6 viteve si kryetar i Bashkisë. Ish-kryetari shkruan se sot ka mbajtur premtimin që u bë motiv pune në dy vitet e fundit, të mandatit të dytë.
“Ishte premtimi i cili zgjidhte problemin 100-vjeçar të Kavajës për ujë të pijshëm. Sot ballëhapur ndihem krenar që të gjithë së bashku mundëm të sjellim në Kavajë linjën e ujësjellësit që e shpëtoi qytetin nga gangrena e thatësirës. Kohët pa ujë në Kavajë, nga ditët në vijim do jenë thjesht kujtime të së shkuarës së vështirë”.
Rroshi ironizon një deklaratë të ish-kryeministrit Berisha, ku thoshte se do të sillte detin në Kavajë, e që ai solli premtimin mbi ujin e pijshëm.
Elvis Roshi u shpall disa muaj më parë nga Prokuroria e Përgjithshme si person që i ndalohet e drejta të ushtrojnë funksione publike në bazë të ligjit të dekriminalizimit.
Postimi në facebook
Gjatë 6 viteve të mia në detyrë pasi premtova:
1-qëndrën e qytetit, e realizuam
2- rrugën dalëse, e realizuam
3- çerdhe, kopshte, shkolla, i realizuam
4- pastrimin e kanaleve, e realizuam
5-pastrimin e Kavajës, e realizuam
6-ndriçimim e Kavajës, e super-realizuam
7- shtrimin e rrugicave në lagje, e realizuam
Kisha vetëm një premtim akoma, i cili ishte bërë motivi i punës sime 2 vitet e fundit. Ishte premtimi i cili zgjidhte problemin 100-vjeçar të Kavajës për ujë të pijshëm. Sot ballëhapur ndihem krenar që të gjithë sëbashku mundëm të sjellim në Kavajë linjën e ujësjellësit që e shpëtoi qytetin nga gangrena e thatësirës. Kohët pa ujë në Kavajë, nga ditët në vijim do jenë thjesht kujtime të së shkuarës së vështirë. Sali Berisha premtoi se do na sillte detin në Kavajë u tall. Unë premtova ujin e pijshëm, e solla.
KOHA JONË SONDAZH

