FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në të njëjtën orë dhe pas 3 muajsh, PD mbledh çadrën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Arritja dhe hedhja në letër e marrëveshjes Rama-Basha i ka dhënë fund protestës së opozitës duke i hapur rrugë nisjes së fushatës zgjedhore për garën e 25 qershorit.

Në të njëjtën orë dhe pas 3 muajsh qëndrese në sheshin para Kryeministrisë, Lulzim Basha shpalli në orën 22:00 të mbrëmjes mbledhjen e çadrës dhe lirimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kreu i PD ka përgëzuar qytetarët për qëndresën e vendosur dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që kurojën dhe besimin e treguar ta përhapin në të gjithë Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky shesh janë hapësira e parë që ju çliruat me fuqitë e zemrave tuaja më 18 shkurt. Tani që themelet e republikës së re janë mishëruara në marrëveshje, ju fitimtarët e vërtetë të kësaj beteje, bashkë me gjithë shqiptarë, ju pret një tjetër mision i madh. Infektojeni gjithë Shqipërinë me kurajën tuaj”, tha Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?