Negociatat, Berisha: Situata si para 1 viti, rekomandimi do rrëzohet nga Këshilli i Europës

Raporti i komisionit të BE-së rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por ky rekomandim duhet të shqyrtohet tani në 28 shtetet anëtare, ku disa prej tyre, Gjermania, Holanda, Belgjika e Danimarka kanë shprehur hapur skepticizmin e tyre rreth këtij vendimi. Lidhur me vendimin e  KE-së ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes rrjeteve sociale, Berisha përshëndet rekomandimin e Komisionit, por shton se, që nga viti i shkuar, Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë prej 13 kushteve të vendosura në deklaratën e 27 qershorit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një vendim që unë e përshëndes, por që më lë zemërthyer! Miq, sot (dje) në një konferencë shtypi të përbashkët, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së, Frederica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Komisionin Europian, Johannes Hahn njoftuan rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. Unë e përshëndes rekomandimin e raportit të Komisionit të BE për hapjen e negociatave pavarësisht se unë vlerësoj se Shqipëria që nga vjet nuk ka plotësuar asnjërin nga 13 kushtet e caktuara në deklaratën e 27 qershorit të vitit 2016 të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE. Unë e përshëndes dhe mbështes rekomandimin e Komisionit, sepse kam qenë dhe jam i bindur se hapja e negociatave do ndihmonte në mënyrë të padiskutueshme në plotësimin e kritereve dhe kushteve të kërkuara që Shqipëria të përparojë drejt anëtarësimit në BE. Përveç këtyre, përshendes rekomandimin e Komisionit për hapjen pa kushte të negociatave, duke hedhur poshtë kështu pretendimin se protestat e opozitës dhe vendimi i saj për të djegur mandatet pengojnë, apo dëmtojnë hapjen e negociatave me BE. Por, përsëri dua të them se me gjithë rekomandimin e hapjes pa kushte të negociatave, unë mbetem zemërthyer. Kjo sepse në vlerësimin tim, me gjithë rekomandimin për hapjen pa kushte të negociatave, jemi identik si para skenarit të një viti më parë. Vjet Komisioni, njëlloj si këtë vit rekomandoi hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. Mirëpo pavarësisht nga kjo, ministrat e jashtëm të BE-së hodhën poshtë me unanimitet këtë rekomandim dhe, po me unanimitet, caktuan 13 kushte që duhet të plotësonte Shqipëria në mënyrë që Këshilli i Ministrave të vendoste në qershor të vitit 2019 që vendimi të merrej pasi të shqyrtohej plotësimi i kushteve në dhjetor të vitit 2019. Une jam zemërthyer se në gjendjen aktuale, ku asnjëra nga 13 kushtet e kërkuara nuk janë plotësuar ndaj dhe në bindjen time, Këshilli i Ministrave do mbajë të njëjtin qëndrim që mbajti vjet ndaj rekomandimit teë Komisionit Europian dhe do rendisë së paku edhe njëherë 13 kushtet e mëparshme për t’u plotësuar nga Shqipëria në mënyrë që të votohet për hapjen e negociatave më së afërmi nga fundi i vitit 2020, për të mos thënë edhe më vonë. Por kësaj radhe nuk besoj se do ketë eurokratë, apo europarlamentarë që do vijnë të mashtrojnë shqiptarët siç bënë fillim-korrikun e vitit 2018 se negociatat u hapën. Kësaj radhe Edvin Kristaq Mashtrimi nuk do arrijë të hapë shampanjën e festës për hapjen e negociatave apo të ndajë dekoratat për ata që bënë të mundur hapjen e tyre siç bëri vjet. Kësaj radhe, ai deri në fund të qershorit do jetë flakur aty ku e ka vendin, në koshin e plehrave të historisë!”, shprehet ish-kryeministri Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?