FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negociatat, Bushati: 12 muajt e ardhshëm do i shfrytëzojmë maksimalisht

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me homologun e tij gjerman Haiko Maas. Në kuadër të këtij takimi u ra dakord që axhenda të vijojë me intensitet të plotë.

Bushati falënderoi Gjermaninë për qëndrimin e qartë për sa i takon vendimmarrjes së fundit të BE-së. “Rruga jonë është e qartë për sa i përket 2019-s dhe 12 muajt e ardhshëm do t’i shfrytëzojmë maksimalisht duke punuar ngushtësisht me Komisionin Evropian për procesin “screening”, nënvizoi Bushati.

Sakaq, ministri Maas nënvizoi se Shqipëria është një partner i rëndësishëm dhe spirancë stabiliteti. Duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria si impresionuese dhe shembull për rajonin sa i takon reformës në drejtësi, ai shtoi se “Është vendimtare që kjo rrugë të vazhdojë”, ndërsa u bëri thirrje aktorëve politik në vend të mbështesin këto reforma të rëndësishme për vitin 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?