Negociatat/ Manjani komenton deklaratën e Ballës në DW: Kaos llogjik i paparë!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratat e kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla për DW ku u shpreh se deputetët e parlamentit gjerman (Bundestag) votojnë pro çeljes së negociatave.
Manjani shkruan: Taulanti thotë që “Qeveria Gjermane ende nuk ka një opinion zyrtar për çështjen e negociatave”. Atëhere nga e merr sigurinë Tao që negociatat do hapen, kur qeveria Gjermane ende se di këtë gjë?! Së dyti, po Taulanti thotë se ” deputetët gjermanë të CDU/CSU kanë opinione të ndryshme..” . Me të njëjtën logjikë, mbetet e njëtja pyetje: nga i vjen siguria Taos, kur edhe Parlamenti Gjerman është i pavendosur?! Së treti, vendimi nëse hapen ose jo negociatat e Shqipërisë me BE e merr Parlamenti dhe jo qeveria Gjermane. Kështu ka qenë që prej vitit 2009. Por këtë nuk e thotë Taulanti.
Më tej Manjani shkruan se ka një të vërtetë ku Taulanti e pranon që negociatat nuk na qenkan hapur siç thanë vjet dhe, tani në qershor siç premtuan nuk i hapën dot.
Postimi i plotë i Manjanit
Ç’llogjike!
Taulant Balla, duke folur për DW, konkludon se negociatat do hapen këtë vit.
Por këtë konkluzion, po Taulanti e bazon në ngjarje që nuk kanë ndodhur ende.
Së pari, Taulanti thotë që “Qeveria Gjermane ende nuk ka një opinion zyrtar për çështjen e negociatave”.
Atëhere nga e merr sigurinë Tao që negociatat do hapen, kur qeveria Gjermane ende se di këtë gjë?!
Së dyti, po Taulanti thotë se ” deputetët gjermanë të CDU/CSU kanë opinione të ndryshme..” . Me të njëjtën logjikë, mbetet e njëtja pyetje: nga i vjen siguria Taos, kur edhe Parlamenti Gjerman është i pavendosur?!
Së treti, vendimi nëse hapen ose jo negociatat e Shqipërisë me BE e merr Parlamenti dhe jo qeveria Gjermane. Kështu ka qenë që prej vitit 2009. Por këtë nuk e thotë Taulanti.
Por, një të vërtetë ama e pranon që negociatat nuk na qenkan hapur siç thanë vjet dhe, tani në qershor siç premtuan nuk i hapën dot.
Besoj kur të kenë marrë pa zgjedhje demokratike 61 bashkitë, Europa do ta ketë më “të thjeshtë” tua çelë negociatat…
Kaos llogjik i paparë!
KOHA JONË SONDAZH

