Negociatori amerikan, takim dhe me “rebelët” e PD-së

Zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee, negociatari që do të mundohet sot ti japë zgjidhje krizës politike, ka mbërritur që prej ditës së djeshme në Tiranë me qëllim për të bindur palët për zgjedhjet.

Negociatori i Uashingtonit përpos Ramës dhe Bashës ka kërkuar një takim edhe me grupin “rebel” të PD, që kanë dalë kundër kryetarit të PD.

Burimet pohojnë se ai ka kërkuar që të realizojë një takim me deputetët e grupit të PD-së, Eduard Selami, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi. Të katër deputetët kanë kritikuar hapur disa nga vendimet e Lulzim Bashës, përfshirë bojkotin e Kuvendit dhe zgjedhjeve të 18 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bregu e ka shprehur hapur si në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat ashtu edhe në media qëndrimin e saj kundër mënyrës se si Basha po e mban opozitën jashtë zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?