FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negocioi krizën politike në Tiranë, ja mesazhi që ka për reformën në drejtësi zyrtari i DASH

Zv/sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee ka reaguar në lidhje me Reformën në Drejtësi. Ai përshëndeti heqjen dorë nga bojkoti i opozitës si dhe vuri në dukje kërcënimin e demokracisë në të gjithë Ballkanin për shkak të korrupsionit.

Sipas zyrtarit amerikan, është pikërisht korrupsioni që i hap rrugë aktorëve destabilizues dhe vë në rrezik demokracitë e reja.

“Opozita në Shqipëri ra dakord për t’i dhënë fund bojkotit. Ballkani aktualisht përballet me një sërë kërcënimesh. Korrupsioni është një nga problemet më të mëdha që vë në rrezik demokracitë e reja. Institucione të brishta i kanë hapur rrugë korrupsionit. Korrupsioni u hap rrugë aktorëve destabilizues,” tha Yee.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, në kuadër të një turi në vendet e rajonit Maqedoni, Kosovë e Mali i Zi zhvillon në muajin maj një vizitë në Tiranë, ku u takua me zyrtarë të lartë të shtetit dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Vizita e tij në Shqipëri synonte gjetjen e një marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës, që kjo e fundit të futej në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?