Nënkryetari i PD takon banorët e “5 Majit”: E pafalshme! Po nxirren në rrugë familjet
Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj ka takuar banorët e zonës së “5 maji” ku ka filluar prishja e disa banesave. Sipas tij, janë 1200 banorë të prekur nga prishjet në shkelje të ligjit, duke mos u respektuar as detyrimi ligjor.
Rushaj u bëri të ditur banorëve se do të garantojë banorët për realizimin e kërkesës së tyre për përfshirjen e KLSH-së në nxjerrjen e parregullsive për projektin.
“Shumë gjëra falen, por prishja e shtëpisë, nxjerrja në rrugë të madhe me fëmijët, është shumë e rëndë. Pas familjes, shtëpia është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Do t’i bëj kërkesë menjëherë kryetarit të KLSH që shkeljet e gjetura t’ia verë sa më shpejt në dispozicion organeve të drejtësisë”- tha Rushaj.
Banorët tek “5 Maji”dhanë një mesazh të fortë për qytetarët e tjerë, duke u kërkuar të mos gënjehen, të mos heshtin dhe të mos shpresojnë tek kjo qeveri.
“Erion Veliaj dhe Edi Rama po fshihen. I zoti i shtëpisë që i fshihet familjes, ai është kot. Edi Rama është edhe kryeministër, kryeprokuror, kryegjykatës, kryepolic e dreqi e t’bir dhe sot jemi në rrugë të madhe. Jemi, sepse kemi pritur sa na ka ardhur litari neve në fyt”- thanë kryefamiljaret të nxjerrë me forcë nga shtëpitë që kanë nisur të prishen.
KOHA JONË SONDAZH

